"Mendimi mė i mirė pėr veten"
Mėnyrat e formimit tė mendimeve tė ndryshme janė tė gjitha tė veēanta dhe gjithmonė kanė tė bėjnė, nė radhė tė parė, me fortėsinė e lidhjeve me realitetin dhe informimin.
Njė i njohuri im flet pėr shkallėn e pavarėsisė sė tė menduarit, dhe mua mė vjen ndėrmend llastika e brekėve tė njė njeriu tė sotėm normal (mendimi i tij ėshtė elastik poaqsa llastika e brekėve tė personit mė bythėmadh brenda shoqėrisė ku ky gjallon). E pėrfytyroj kėtė, tė themi burrė, njeri tė zakonshėm, me njė punė, familje dhe shėndet normal. Ngjit shkallėt e pallatit tė tij me shpejtėsi marramendėse dhe hyn nė shtėpi gati duke shqyer derėn. Zbėrthen me ngut pantallonat nė sy tė familjarėve tė shtangur, nxiton drejt tualetit dhe rrėmben me vete gazetat mbi tryezė, tė sapolexuara nga gruaja e vet (diku kam dėgjuar apo kam parė nė ėndėrr qė mendimet e mira vijnė gjithmonė nė hale). Fillon tė kryejė njė nga proceset fiziologjike mė tė shpeshta tė njerėzimit duke ushqyer minjtė e kateve pėrdhese me pjesėn mė tė ndyrė qė nxjerr nga vetja. Nė mes tė rėnkimeve ēliruese, u hedh njė sy shkarazi copave tė gazetave tė mbledhura shuk dhe i hap. Aty informohet, thjesht informohet, madje shumė shpejt duke tundur kokėn nė shenjė pohimi nė mes tė rėnkimeve. Dhe i mbush mendjen vetes se ėshtė njeri shumė i zgjuar; truri i tij i thith shpejt ato qė shkruhen nė gazetė, bashkė me lėvdatat e tė shoqes (qė shkon me komshiun) pėr zgjuarsinė e vet.
Pasi i ka zbrazur mirė tė brendshmet e veta, bėhet gati tė pastrojė atė pjesė tė trupit, e cila te shumė njerėz, pėrfshi edhe personazhin tonė, ėshtė e lidhur drejtpėrdrejt me trurin. Prandaj dhe mendimet e tij, nga cilado vrimė e trupit qė t'i dalin, mbajnė erė ushqim minjsh. Por menjėherė ndėrron mendje, pasi gazetat janė materiale frytdhėnėse edhe pėr gruan e fėmijėt e vet (dhe ata tė komshies), tė cilėt s'i kanė lexuar ende. Kėshtu qė i fut nė xhep dhe i rijep llastikės sė brekėve gjerėsinė e prapanicės. Merr frymė thellė dhe del nga tualeti ballėlartė e mė i zgjuar akoma, gati pėr t'u dhėnė kumtin pasardhėsve tė vet, tė cilėt i thėrrasin tė gjithė me njė gojė, madje duke ulėritur, tė kthehet mbrapa, tė lajė mirė WC dhe tė mbyllė derėn...
Njė personazh tjetėr, qė si i mėparshmmi mund tė jetė person real, ėshtė nga ata njerėz qė ngjajnė me njėri-tjetrin (kėtė e kam njohur vetė). Ai i ka mbushur mendjen vetes (i vetėm !) qė ėshtė njeri shumė i zgjuar, ironik, i pakapshėm dhe poet (!). Ky personazh-njeri e kalon kohėn duke u masturbuar, ngaqė sipas tij nuk ka gjallesė tjetėr tė denjė pėr tė. Duke medituar pėr pėrmasat e pazakonta tė tė menduarit tė tij dhe se sa larg i shkon mendimi, ai ndjen keqardhje pėr mua e pėr tė tjerėt si mua. Mė rreh shpatullat me dashamirėsi prej trapi dhe tund kokėn e palarė, ngadalė se i rėndon shumė, duke u shtrėnguar tė lėshojė vėshtrime si njė zot i vėrtetė, tė cilin vetėm fati i keq e ka flakur nė planetin tonė. Atėherė mė erren sytė dhe bėhem gati ta kafshoj (po ku ?), pastaj ta mbyt, ngaqė ai nuk mund t'i kuptojė shpotitė e mia. Do t'u bėja shėrbimin mė tė madh sistemit diellor dhe bimėve (pėr oksigjenin e harxhuar kot nga ky), kurse shoqėria do tė mė fuste nė burg, kėshtu qė e shoh tė udhės mė mirė tė largohem prej tij dhe ia nxjerr inatin qenit tė parė qė mė del pėrpara...
I treti jam unė vetė. Mė vjen inat pse kam lindur kėto kohė, kėtu dhe kėshtu, ose mė mirė, pėr siguri, tė mos ishin njohur fare edhe stėrgjyshėrit e mi. Tė paktėn tė isha budalla; do tė vrisja mendjen vetėm si tė ushqehesha, tė pėrdorja televizorin, celularin, dhe ndonjė gjė tjetėr "tė rėndėsishme". Megjithatė, mundohem ta mbaj tė lirė mendimin, qoftė edhe nga njė mendim tjetėr i imi. Ndonjėherė kam frikė edhe tė mendoj nga shqetėsimi se dikush, Natyra, Zoti, jashtėtokėsorėt etj, mund tė mė lexojnė mendimin...
Ulem me tė dashurėn time dhe pijmė nga njė gotė, ajo mė ndihmon tė zgjedh pijet mė tė mira, duke shtyrė heshtjen qė shkakton urrejtja e tė dyve pėr njerėz-personazhe tė tillė. Tani po e mbyll se nuk mė lėnė nervat tė mendoj i qetė pėr gjallesa tė tilla, tė cilat edhe mendimin pėr vete nuk e kanė tė vetin.
“Shqiptarėt, mollėt dhe zoti (Zoti)
Zoti, apo dikush ose diēka qė ėshtė zot tanipėrtani, u dha shqiptarėve dy mollė dhe u tha tė mos i kafshonin, as njėrėn as tjetrėn. Shqiptarėt (thanė me vete: kujt do t’ia fusė ky?!) kafshuan njėrėn dhe, pa e kapėrdirė e provuar mirė shijen e saj, kafshuan edhe tjetrėn : njė shije qė s’mund tė thuash e ėmbėl, as e thartė as e hidhur (nė fakt mė shumė e hidhur), diēka tepėr e pėrzjerė dhe e pakuptueshme, sidomos pėr shqiptarin. Sigurisht, reagimi normal i ēdo njeriu tė kėtij planeti ku jetojmė do tė ishte njė flakje molle pėrtokė (pėr tė mos thėnė heqja e pjesės sė kalbur, pėr tė shpėtuar mollėn ose mollėt) ose njė kuriozitet tipik shqiptar pėr tė parė ēfarė e shkaktoi kėtė shije te mollėt dhe pėr heqjen e cipave tė tyre. Shqiptarėve po u mbushet mendja ditaditės se Zoti ua dha mollėt, copė dy, dhe atė qė thotė Zoti, e bėn! Njė pjesė e dyshimit, shfryrjes sė inatit, vėmendjes, sharjeve etj, po zhvendoset nga mollėt (gjithmonė copė dy) te Zoti ose dikush apo diēka qė ėshtė zot tanipėrtani.
Ndėrkohė dhjetė urdhėresat janė po ato, me ndryshime tė vogla, aq tė vogla sa mezi duken: edhe nėqoftėse kafshohen mollėt duhen kafshuar tė dyja njėherėsh, qofshin ato njėra shumė e mirė, tjetra krejt e kalbur. Copė dy...tė dyja njėherėsh...shije gjithmonė e njėjtė.
Kur me shqiptarėt tallet edhe Zoti ose dikush apo diēka qė ėshtė zot tanipėrtani, nuk ka sesi tė mos tallen edhe ėngjėjt, ose mė mirė ata qė mbajnė fytyra tė tilla, s’ka sesi tė mos tallen edhe shqiptarėt me veten e tyre, trishtueshėm si gjithmonė me njė shpresė tė vogėl se shakaja e madhe pėr ta (e vogėl pėr Zotin e madh, bashkė me ėngjėjt e mollėt, me sojin e sorollopin e vet) do tė mbarojė shpejt, dhe se mė nė fund, “ata nga mė tė lashtėt”, do tė pushojnė sė qeni aktorė absurdė tė njė drame absurde. Kjo duhet t’i ndihmojė tė formojnė njė mendim tė qartė pėr veten e tyre dhe tė ndėrgjegjėsohen se nuk janė as mė lart e as mė poshtė tė tjerėve, tė cilėt, edhe duke e lavdėruar apo sharė Zotin, nuk kanė pritur mollė nga qielli, as copė dy, as njė. Kanė mbajtur kokat dhe fytyrat ulur drejt tokės, duke gėrmuar aty pėr t’i mbjellė vetė mollėt e tyre. Tani ata kanė aq shumė nga kėto mollė, sa u japin edhe shqiptarėve duke ua hedhur nga qielli, sepse andej ėshtė drejtuar fytyra e shqiptarėve, duke pritur mbase (brenda mundėsive) edhe ndonjė gjė tjetėr. 1997
Ese pėr mendimet dhe ndjenjat qė mund tė ngjallė fytyra dhe kuptimi qė i jep fjalės qen dikush qė mendon se qeni ėshtė kafsha mė besnike e njeriut
Megjithėse qeni ėshtė kafsha mė besnike e njeriut, kėtij tė dytit i erren sytė kur e emėrtojnė si tė parin. Nė fakt, varet nga situata kur bėhet ky lloj pėrcaktimi, krahasimi ose ofendimi etj., dhe nga zgjuarsia e shenjuesit dhe tė shėnuarit. Puna e besnikėrisė ėshtė diēka tjetėr.
Dy njerėz shajnė njėri-tjetrin ‘’qen’’ nga njė trotuar nė tjetrin njėkohėsisht dhe kuptohet qė janė tė dy pak tė zgjuar (njėlloj me njėri-tjetrin). Nė qoftė se i shtojnė nga mbrapa ‘’i zgjebosur’’ harrojnė se edhe ata mund t’i vizitojė zgjebja shumė natyrshėm.
Nėse njėri prej kėtyre dy njerėzve do tė ishte shumė mė i zgjuar se tjetri, do tė ishte i pari qė do tė thirrrej qen dhe nuk do tė kthente menjėherė pėrgjigje, por do tė mendohej njė ēast, tė zgjatur pėr veten dhe tė shkurtėr pėr tjetrin. Do tė ndėrmendte njėherė tė gjithė llojet dhe racat e qenve me tė cilėt mund tė krahasohej (njė njeri i zgjuar dhe i varfėr do tė zgjidhte tė ishte njė qen shtėpie i tredhur qė do tė hante ēokollata dhe salēiēe). Sikur tė ishte njė qen rrugėsh i vėrtetė, i lirė, i pazot dhe pa nevojėn pėr tė qenė besnik i dikujt qė tė mbijetojė, do tė kishte tė njėjtat shanse pėr tė zgjedhur dhe pėr t’u ruajtur nga armiqtė e shumtė njėsoj si ai njeriu i zgjuar, por i varfėr. Ēdo lloj tjetėr qeni tė ishte do tė shihte vetėm bardh e zi dhe do ta kishte njė zot, tė cilit do t’i qėndronte besnik, sepse ėshtė nė natyrėn e tij (qenit) qė tė jetė i tillė (besnik) dhe tė pėrshtatet (tė mos harrojmė kohėn kur njeriu dhe qeni akoma nuk bashkėjetonin, kėtu qeni merr edhe nga i ati; kur thuhet pėrshembull “qen bir qeni!’’).
Nė qoftė se njeriu (ky njeri) do tė zgjidhte tė ishte njė qen i tėrbuar dhe tė kafshonte, pėrveēse njeriut tjetėr nė trotuarin pėrballė, edhe tė zotin (duke ia futur sa krahu dhe zhgėnjyer kėtė tė fundit pėr besnikėrinė e vet, por dhe duke e tėrbuar pastaj), do tė mendohej akoma mė shumė, sepse ai e di mirė se qentė e tėrbuar gjithmonė i vrasin (shoqėria i merr masat mirė pėr raste tė tilla).
Njeriu nuk pėrgjigjet, por buzėqesh me ironi dhe vazhdon rrugėn e vet (duke mos menduar pėr llojet e tjera tė qenve: tė cirkut, me morra, ata qė tė zotėt i quajnė fėmijė dhe i ledhatojnė pėr t’i hequr mėrzinė vetes, qentė qė pėrdoren pėr...etj.) as pėr kafshėt e tjera si: urithi, zhaba, koala etj. Gėlltit gatishmėrinė e vet pėr tė rrahur njerėz e qen bashkė, besnikė e tė mėrzitur. Mėton se njeriu sė pari duhet tė braktisė shtrigėrinė, pastaj i thotė vetes me zė tė ulėt: ‘’Unė nuk dua tė bėhem zot qensh, as tė kem njė tė tillė zot, prandaj po i flak surratit ekzistencėn time kėtij universi qensh!’’.
(Ai qė e quajti qen kėnaqet pėr “fitoren’’ dhe baret drejt shtėpisė tė luajė me qentė dhe fėmijėt e vet…)
Njėherėenjėkohė, kafsha mė besnike e njeriut nuk ishte qeni, por vetė njeriu...
Nė vend tė njė poezie qė kėrkon shpagim
...nė fillim nuk mund tė ketė kurrė njė pse ose arsye keqdashėse, ashtu si gjithmonė dikush qė shqipton pse-nė mund tė mendojė, pasi vetėm ashtu mund tė kuptojė, sepse njerėzit qė e kanė njė arsye, aq sa kanė, tė bazuar te njė pse habitore apo ironike, aq ironi sa kanė, nuk mund tė jenė kurrė tė gatshėm pėr tė qenė tė duruar pėr ēfarė mund tė jetė nė pritje pėr rrjedhur nga ndonjė gojė qė respekton mė shumė veshėt, dhe, goja shtanget, tkurret, tmerrohet, ekranizohet si kllapė vetullore dhe ngrin, prandaj, pėr ēfarė na duhet jeta atėherė, gjė qė nuk dua t’ia fal kujt, mė mirė e shes, madje shtrenjtė, mė shumė se njė gojė, sė cilės i ngjiten dhėmbėt e mashtruar nga ndonjė frut i pabėrė mirė, buzėt dhe gjuha pėrpiqen, por sytė sulmojnė trojet dhe tiparet e surratit psethėnės, tmerrohen kur zaptojnė aq lehtė dhe hapin kapakun kafkor, nga ku ziejnė trutė si vezė tė prishura nė tė thatė, shpėrthyer dhunshėm nga mendimi i huaj i paftuar, dhe, qė tmerri tė mos zgjasė shumė, kėrkojnė njė pasqyrė pėr tė gjetur njė pse vetvetore, njė kėrkesė llogarie pėr besimin se mund tė gjendet vetja jashtė ndonjė pasqyre ose brenda dikujt tjetėr, dikujt qė trutė e vet i ndėrron me dyllė veshėsh, njė ndjekje telepatike e trojeve trunore pėr tė mos humbur asgjė nga tė mbeturit kokėfortė, qė presin gjuhėn tė flejė duke marshuar larg, larg, larg...
Krijimi - tradhėti vetjake
Nuk di ku tė vėrtitem, kur pėrpiqem tė mendoj se ēfarė ėshtė krijimi,ose ēka e karakterizon atė mė shumė, pse-tė dhe si-tė e sendėrtimit tė tij, pasi spekulohet aq shumė kur flitet pėr tė. I sigurt se nuk mund t’ia dal mbanė nė kėtė lloj pėrimtimi, them se ėshtė mė mirė, tė paktėn tė mėtoj ēfarė nuk ėshtė ky proces, duke u nisur nga keqinterpretimi qė i bėhet atij.
Unė nuk mendoj se krijimi ėshtė shkak i menjėhershėm, apo pėrkthim mendimesh hyjnore, tė mbinatyrshme, apo kushediēfarė tjetėr. Nuk di tė tjerėt,por unė gjatė krijimit, jepem pas rastėsisė dhe kapem pas diēkaje qė ndoshta askush tjetėr nuk i afrohet. Kjo nuk ka tė bėjė me nivelin e krijuesit, por me ndjesinė dhe pėrqasjen e tij ndaj letėrsisė, e cila, nė radhė tė parė, duhet tė respektohet si e paprekshme nga ata njerėz qė quhen kritikė. Sepse krijimi ėshtė gjendja mė e pambrojtur ndaj dogmave, teorive, analizave, shkollave, kritikėve, tė shkolluarve me notat maksimale, tė cilėt kombinimin e disa frazave tė stisura shumė shpesh, e quajnė edhe aftėsi. Por edhe kryeredaktorėt, redaktorėt, profesorėt e institucioneve, qė marrin pėrsipėr tė ngjallin e kultivojnė kulturėn letrare, pėrbėjnė njė tjetėr pengesė pėr krijimtarinė, duke ngulmuar tė gjunjėzojnė publikisht mendėsinė e lirė, atė mendėsi qė rrallė gjen forcė tė mbetet e pavarur edhe nga vetė shkrimari.
Ai qė krijon, ose duhet t’i bėjė tė gjitha vetė dhe pėrsosmėrisht, ose tė mos e marrė fare mundimin, por tė shkojė pėr frymėzim te Zoti, tė bėhet kritik arti (nga inati qė s’mund tė bėhet dot viktimė fitimtare, nuk i mbetet veē tė bėhet gjahtari skuth amator) ose tė shkojė tė mbyllet nė ndonjė fakultet e tė studiojė estetikėn dhe historinė e artit. Krijuesi qė nuk ka nevojė pėr kėto, sigurisht qė as nuk mirėpritet, nė ēdo kohė e vend tė botės, ashtu siē ka ndodhur deri tani. Krijimi nuk mund tė procedojė si njė proces me tė gjitha fazat e tij: mbarsjen, fillimin, kulmin e fundin. Ai qė e ka krijimin brenda vetes, duket sikur ndihet krijues vetėm rastėsisht nė njė ēast tė pafund, madje ai mund ta tejkalojė veten kur mbaron sė shkruari qoftė edhe tre rrjeshta.
Megjithatė njerėzit pėrpiqen ta pėrfshijnė shkrimtarin nė gjirin e shoqėrisė shterpė me ligje tė njohura e tė vjetra, me shpirtra e teori bardhė e zi dhe ta mėsojnė si tė pėrmirėsohet, nė krijimtari e nė jetėn e pėrditshme, t’i tregojnė se ku vihet presja, se ku e si hahet, kur qahet, qeshet, dhe mė e bukura, ta mėsojnė si tė mbajė stilolapsin kur krijon. Ēėshtja shtrohet: nėqoftėse ai zgjohet e ngrihet nė kėmbė, duke i ngjeshur grushtin surratit mė tė afėrt qė po i jep mend, shpėton, nėse jo, do tė vazhdojė tė mbajė veshėt e gojėn hapur dhe njė ditė tė bukur do tė marrė stafetėn, duke vazhduar ngrohjen e karrikeve tė disa pervekritikėve. Ēka do tė thotė se, atyre qė shkruajnė me gjak nėpėr mure kėshtjellash u justifikohet madje edhe dhuna, qė i karakterizon kur njerėzit u afrohen mė shumė se ē’duhet. Ata kuptojnė se para sė gjithash u duhet tė mbrojnė krijimtaritė e tyre nga ngjyrimet dhe emėrtimet qė u japin disa njerėz, tė cilėt janė bindur se hyjnorja dhe fataliteti sendėrtues janė pjesė e artit.
Tė tillė kohė po jetojmė; njerėzit janė shumė tė ngathėt mendėrisht e shpirtėrisht, pėr tė ndjerė e kuptuar krijimtarinė, e cila pėr ta ėshtė e parakohshme, ndaj i japin atribute hyjnore dhe e quajnė fatale, sepse ata nuk munden tė kuptojnė apo tė shohin diēka tė mrekullueshme jashtė mendjes sė tyre. Madje ata janė aq tė bashkuar e tė mirėorganizuar sot, sa u duket fatalitet edhe dalja jashtė kontrollit e ndonjė letėrsie tė ēfarėdo lloji apo pėrmase.
Mirėpo ekziston edhe njė botė tjetėr, e cila ndonjėherė ndodhet para syve tė njerėzve, por larg mendjes sė shumicės prej tyre. Shkrimtari e di shumė mirė qė nė fillim se i pėrket, dhe e pranon e pranohet prej kėsaj bote. Por atij nuk i mjafton kjo: ndonjėherė njerėzit janė me fat. Shkrimtari lėviz me ndrojtje nėpėr kėtė botė tė shkretė, duke pėrkėdhelur ata pak gurė qė kanė mbetur e duke patur kujdes nga fantazmat. Dhe nėse krijimtaria shkėlqen, mė tej ėshtė pjesa e vėshtirė: tradhėtia. Duket sikur shkrimtari vendos shumė shpejt pėr tė mbajtur anėn e saj. Tė nxjerrėsh tė fshehtat e universit tė shkrimtarisė do tė thotė tė vrasėsh veten prapa shpine me mijėra lapsa tė mprehur kujdesshėm. Pasiguria, nėse do tė shpėrblehet ndonjėherė apo jo kjo tradhėti, detyron disa prej nesh tė mendojnė vetėm pėr veten. Kjo, siē thonė shumė syresh, i ka bėrė tė ndjehen me tė vėrtetė tė lumtur. Tė fshehtat gjithmonė ngjajnė me pėrjetėsinė; kur nuk zbulohen, ato emėrtohen si tė pėrjetshme. Vlerat qėndrojnė tek ajo se nė kėtė rast nuk u vihet njė datė skadimi. Pra, ndonjėherė detyrohemi tė tradhėtojmė veten vetėm pėr hir tė duartrokitjeve, me njė lloj shpėrfilljeje pėr djersėt e ftohta tė shpatullave qė therrin. Fundja, mbase duhen tradhėtuar e mashtruar vetėm tė tjerėt, duke e mbajtur tradhėtinė brenda lėkurės sė lagėsht, dhe mė tej gjithēka shkon mirė.
"Thonj(ėza)pėr Kritikėn"
(Pėrse jo njė Kritikė tjetėr?!)
Kėto radhė nuk kanė ndonjė qėllim tė veēantė apo t'i drejtohen doemos dikujt. Ato pėrpiqen, tani pėr tani, mė tepėr tė mbajnė mendimin vetjak me kėmbė nė tokė, ose tė paktėn pupthi, brenda kufijve normalė tė njė ambienti nga shumica e sistemeve zotėruese nė botė. Nė kėtė shkrim, gjithashtu, mund tė bjerė nė sy pėrpjekja pėr tė mos u zgjatur, sepse pėrndryshe do tė bija nė kurthin e stėrzgjatjes sė "njė artikulli shkencor".
Po le tė flasim pak nė mėnyrė figurative, ashtu si bėn vetė Letėrsia, tė cilėn edhe vetė Kritika synon ta zbėrthejė nė mėnyrė tė tillė.
Letėrsia ekziston, tashmė prej kohėsh, si pjesė e njeriut (tė paktėn duke filluar nga ai normal), pjesė e pashkėputshme dhe e qenėsishme e jetės dhe inteligjencės sė tij. Po ta krahasojmė Letėrsinė me njė qenie dhe me njė qenie tjetėr masėn e madhe tė lexuesve, nė mes tyre e vė veten dhe qėndron ajo pjesė e shoqėrisė qė e quan veten Kritika ose teoricienėt, apo emra tė tjerė qė i vėnė vetes, bashkė me qėllimin e pakuptueshėm pėr "tė pėrcjellė tė vėrtetėn te lexuesit" dhe pėr tė qenė "pėrkthyes" tė veprės letrare, studiues tė Letėrsisė, "shkencėtarė tė vėrtetė".
Kjo qenie (Letėrsia) u afrohet nė fillim me ndrojtje njerėzve, me dyshimet dhe siguritė e veta. Tė dyja palėt e dinė shumė mirė se s'mund tė ekzistojnė normalisht pa njėra-tjetrėn, e dinė dhe kaq. Masa e shkencėtarėve (edhe vetė ata nuk e dinė mirė nė ėshtė shkencė apo "krijimtari e mirėfilltė", kėtė e bėjnė mbase pėr t'i hedhur vetes tisin e Letėrsisė), qenia qė kėrkon patjetėr njė vend midis , kur ia arrin kėsaj shndėrrohet nė tumor dhe pėrpiqet tė futet nė skutat mė tė errėta tė letėrsisė. E merr pėrsipėr kėtė pa ia ngarkuar askush, ashtu si bėn Letėrsia, tė cilėn njerėzimi e pėrzgjedh dhe e bėn pjesė tė vetėn. Ndėrmjetėsimin nuk e kėrkon asnjėra palė. Kjo pėrpjekje, tashmė e dhunshme, ėshtė pjesė e pandarė e mashtrimeve tė mėdha qė pas asaj qė quhet “era jonė” (apo mos ėshtė mė mirė aroma jonė?), qė ēdo lloj sistemi botėror, shtetėror ose fetar, pėrdor pėr mbajtjen nė kontroll tė mendimit njerėzor dhe nėnshtrimin e mendimit tė lirė. Dhe jo rastėtsisht kjo pėrpjekje ėshtė mė e stėrholluara dhe e pėrkujdesshmja ndėr tė tjerat e kėtij lloji: Letėrsia gjithonė ka qenė dhe mbetet kėshtjella e fundit pėr shpirtin njerėzor dhe mė e mbrojtura nga tė gjitha sistemet, mashtrimet e fuqitė ekonomike. Por kohėt e fundit shoh njė farė dobėsie nė sistemin mbrojtės tė Letėrsisė, gjė e pritshme nga sulmet e gjithanshme, madje edhe nga brenda kėshtjellės (nga e ashtuquajtura kritikė, e cila, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme, merr pėrsipėr rolin e Kalit tė Trojės, duke harruar se kėtu se pėsimi bėhet mėsim pas ēdo sulmi).
Letėrsia, si ēdo qenie tokėsore, detyrohet ta kundėrshtojė kėtė futje tė diēkaje tė huaj nė trup. Rend tė fshihet, por e di qė s'mundet dhe fillon tė ndryshojė formė dhe pėrmasa, ngjyrė e pėrmbajtje, shkurt, zbulimi i brendėsisė sė saj bėhet i vėshtirė, tepėr i vėshtirė, pėr tė mos thėnė i pamundur. Dhe duke u bėrė e tillė pėr ata qė duan ta kapin e t'i futen brenda, pastaj ta "shesin" ashtu si duan vetė, bėhet pėr kėdo, pa pėrjashtuar edhe ata tė cilėve donte t'u afrohej dhe qė pa tė cilėt nuk ekziston, njerėzit, qė pa tė janė tė humbur. Njė mbyllje e tillė, e skajshme si njė gur i fortė, tė detyron tė futesh brenda vetėm me njė kokėfortėsi prej shkencėtari. Thyhet guri dhe bėhet mijėra copa qė nuk ngjiten dot mė, kurrė. Njė thyerje e tillė, e thatė, e fortė, do tė na trembte duke na prishur qetėsinė. Do tė ngeleshim tė shtangur sikur tė ishim para vdekjes vetė. Duke mos ditur asgjė pėr vdekjen, pėrveē emrit, do tė ngeleshim ashtu, tė shtangur, tė humbur. Na duhet diēka qė tė na shtyjė drejt saj duke na pėshpėritur nė vesh tė mos kemi frikė, por tė ecim pėrpara duke shtrėnguar dhėmbėt, tė vendosur e me vėshtrimin pėrpara, pėrndryshe vdekja do tė vijė vetė drejt nesh. Tė shohim...
Ka ardhur koha qė angazhimi dhe pjesėmarrja tė mos shihet mė nga njė kėndvėshtrim i lėkundur ekzistencialist. Jam dakord me njeriun absurd tė Kamysė, por edhe me ēekiēėt e Niēes e me pėrpjekjet e personazheve tė vonė tė Kavka-s. Nuk ja me atė lloj veprimi qė vjen si pasojė e mendėsive tashmė tė formuara brenda sistemeve, por pėr njė angazhim tė frymėzuar vetėm nga mendimi i lirė dhe revolta e vazhdueshme.
Nėse do ta krahasojmė Kritikėn me diēka mund tė marrim rastin e Jezusit (jo personit real) dhe gjithė atė ēka vjen pas tij. Rasti i tij ishte kulmi i njė prej mashtrimeve tė mėdha, jo fillimi. Fillimi ishte nė shkatėrrimet e demokracisė sė qytetėrimeve antike dhe zhdukjes sė qėllimshme tė Letėrsisė sė atėhershme. Nuk diskutoj ekzistencėn reale tė Krishtit si profet, por atė ēfarė nisi me manipulimin e vdekjes ose vrasjes sė tij, Krishtėrimin dhe mėnyrat propaganduese tė tij dhe asaj mendėsie, e cila mbizotėron deri sot. Nuk di hollėsira, por mendoj se shumė teori alternative kanė diēka tė vėrtetė, tė mbuluar tashmė nga misteri i qėllimshėm. Ne na kanė mbetur vetėm legjendat dhe pak Letėrsi.
Askush s’mund tė futet diku pa u tjetėrsuar, pa qenė dhe pa jetuar si diēka tjetėr. Pėrse Zoti kėrkoi tė shumohej, para nja 2000 vjetėsh (sipas Krishtėrimit), dhe nuk pėrpiqet pėrsėri? Shumimi dhe lėnia e pasardhėsve bėhet vetėm nga njerėzit dhe qeniet e tjera tė vdekshme, qoftė edhe vetėm nė mėnyrė tė pavetėdijshme.
Jezusi, duke e ditur qė i ati nuk ekzistonte, u pėrpoq t'i zinte vendin, dhe vendi i dikujt qė nuk ekziston, e kanė vrarė ose ka vrarė veten mund tė zihet shumė lehtė. Pajtoi 12 truproja qė do tė luanin pakashumė rolin e tij tė mėparshėm dhe murin filtrues pėr te ai, nė mėnyrė qė skema e funksionimit tė gjeratėhershėm tė plotėsohej deri nė detaje. Pasi e zuri kėtė vend, mendoi tė bėhej menjėherė i pavdekshėm, por "dėshtoi": “u vra” nga njerėzit, disa nga tė cilėt u pėrpoqėn t'i ēirrnin njėherė maskėn dhe pastaj ta hiqnin qafe, por ishte shumė vonė : tashmė Ai ka hyrė nė histori, madje duke mėnjanuar nė njė farė mėnyre edhe vetė Zotin. Njerėzit e vranė shumė shpejt dhe e bėnė mit mbase edhe padashur, u manipuluan nga plani i tij vetėvrasės. Kjo ėshtė vetėvrasja mė e gjetur dhe mė e dobishme pėr veten nė historinė e “erės sonė”.
Kėtu filloi tė konsolidohet gardhi i gjembave qė sulmonin kėshtjellėn e njeriut. Kushdo mund tė hamendėsojė ē’ndodhi mė pas, derisa mashtrimi ka marrė sė fundi nė dorė armėt mė tė fuqishme: shtetet, mediat dhe ekonominė. Prandaj edhe lėkundja e mureve tė kėshtjellės sė fundit ėshtė mėe madhja e ndjerė ndonjėherė. Madje sot njerėzit po lindin jo vetėm me mendėsi tė parapėrgatitur nga sistemet e sotme.
Pikėrisht kėtė rol do qė tė luajė edhe Kritika. Kėrkon tė mbyllė rrugėt e komunikimit mes Letėrsisė dhe Lexuesit, ta ēoroditė, izolojė kėtė tė fundit, dhe, pasi ta ketė futur nė njė udhėkryq kozmik, ta vėrė veten nė rolin e shpėtimtarit, qė "do t'i marrė pėr dore tė humburit dhe do t'u tregojė rrugėn". Kritika e di qė ėshtė pothuajse e pamundur, por megjithatė i ka bėrė mirė planet, edhe atė tė "dėshtimit". Asaj i duhet ējerrė maska para se tė pajtojė vrasėsit e vet dhe tė zėrė njė vend tepėr tė rėndėsishėm, kudoqoftė ky. Kjo mėnyrė manipulimi, e vjetėr sa Zoti i sotėm duhet hedhur poshtė njė herė e mirė.
"Zoti vdiq", thotė Niēe. Nė fakt e vranė, por kjo, me sa duket, pėr njerėzimin, ėshtė e lejueshme dhe e pashmangshme. Mbase koha po tregon se ka dhe duhet tė ketė diēka tė palejueshme dhe tė pavdekshme. Kjo do tė jetė nė mos gjithė letėrsia dhe shkrimtarėt, tė paktėn njė pjesė e tyre mbijetuese.
Mė vjen ndėrmend tapa e lehtė e shishes me kumtin brenda, e hedhur nė det. Pasi e ka parė fundin e detit, ka lėnė shishen aty dhe ėshtė ngjitur lart, nė sipėrfaqe. Edhe nėqoftėse ai qė ka hedhur shishen kapet pas saj pėr herė tė fundit e pa shpresė, ashtu si bėn gjithmonė i mbyturi i kėtij lloji, pasi tė ketė vdekur do t'i hapen gishtat e dorės ngadalė dhe tapa do tė ēajė drejt sipėrfaqes, tamam atje ku e ka vendin njė tapė. Ajo, si e vetmja pjesė pėrbėrėse e strukturės sė kumtit dhe mė e vogla, e cila mund t'i shpėtojė pėrmbytjes sė madhe, do tė jetė patjetėr e kėrkuar dhe e gjendshme nga sytė e lundėrtarėve tė guximshėm qė ēajnė oqeanin e panjohur. Dhe ajo e di kėtė mė mirė se ēdo gjė tjetėr, ndėrsa nė njė varkė tė vogėl, ku askush nuk rremon, duken siluetat e ngrira tė mė tė mėdhejve, qė shikojnė nė heshtje horizontin e mjegullt.
Krijuesi u hedh diēka nė prehėr njerėzve dhe shikon sipas mėnyrės sė vet reagimet e tyre. Ata mendojnė dhe veprojnė pambarimisht ndryshe. Ka nga ata qė e marrin aq seriozisht dhe me naivitet sa s'mund tė mos e bėjnė tė qeshė me tė madhe. Kėtė e bėn duke patur parasysh se te njerėzit hyjnė edhe kritikėt, tė cilėt mund tė jenė edhe personazhe, tė urryer e tė ironizuar. Nė fakt, pėr ta kjo mjafton. Mėnyra mė e mirė, ose kur e qeshura e madhe shndėrrohet nė njė buzėqeshje tė ėmbėl, ėshtė tė merret gjithēka ashtu si marrin fėmijėt njė lodėr tė bukur, por moderne e tė panjohur.
Njerėzit, bashkė me ta dhe kritikėt, gėrmojnė dhe futin hundėt ngado. Nė njė farė mėnyre kjo ėshtė gjė e mirė, por i gjithė problemi qėndron se duhet tė gėrmojnė edhe pak mbrapa, atje ku kanė kaluar me shpejtėsi, pėr t'i parė gjėrat mė qartė, pastaj tė vazhdojnė aty ku e kanė lėnė, pėr tė mos ndalur mė kurrė.
Nė krye tė atyre qė gėrmojnė nuk kanė qenė asnjėherė ata qė duhet, por ata qė, pasi kanė gėrmuar disa centimetra thellė, mėrziten, thonė mjaft dhe i mbushin mendjen vetes e tė tjerėve se arritėn fundin. Dhe, pėr tė mos i lėnė gropat hapur, sepse pėrtojnė t'i mbyllin pėrsėri, i mbushin ato me ndonjė prej ndjekėsve tė tyre. Pasi e ngjeshin pak dheun me kėmbė largohen duke u buzėqeshur njerėzve dhe qeshur me vete.
Tė gjithė ne jemi ngapak varrmihes, por duhet tė mundohemi tė mos bėhemi varrmihės tė tillė.
Mendoj se njė nga shembujt mė domethėnės tė kėtij abuzimi ėshtė ai i Franz Kavka-s. E shpjegojnė ose i afrohen Kavka-s nga kėndvėshtrimi i letrės drejtuar tė atit, nga kėndvėshtrimi i Zotit, Marksit, Frojdit, etj, pa patur mirė parasysh ndėrgjegjėsimin e kėtij shkrimtari pėr ēfarė ka shkruar. Personazhet e tij, janė tė ngjashėm me tė, janė si kėrrminj tė vendosur nga kush e di se kush mbi shinat e trenit, tė nisur drejt njė stacioni tė dėshiruar dhe ėndėrruar, por qė e dinė se nuk ekziston. Ata s'mund tė arrinin dot edhe sikur tė ekzistonte; jeta e tyre ėshtė shumė e shkurtėr, ose do tė shtypeshin rrugės nga trenat e rėndė. Megjithatė, pėr kėrrminjtė ekziston njė qėllim, me tė cilin i japin kuptim jetės sė tyre tė shkurtėr.
Shpresa e adoptimit nga njė kėshtjellė, njė mesazh perandorak qė nuk mbėrrin kurrė, njė proces misterioz, i cili sjell njė fund, por jo tė vetin, korridore tė gjata pa fund ku dergjen kufoma tė ftohta, ankthe kllapish tė zgjatura, njė mbyllje sysh... njė ikje... pėr tė mos parė njė ēast realitetin, por imazhet e veta, sido qofshin ato.
Kafka u mundua tė gjente shpėtim te letėrsia, stacioni i vet, dhe ka shkruar jo mė shumė pėr tė tjerėt, duke u servirur njė lloj letėrsie, sesa pėr vete (tė paktėn nė atė kohė).
Me shfaqjen e idesė sė djegies sė veprės, ai na ka futur ankthin e mospatjes sė njė vepre, si shumė tė tilla tė humbura gjatė historisė sė racės njerėzore, e cila bėn autopsinė e vetes me bisturinė - Kavka, duke i bėrė gjėrat jashtėzakonisht tė tejdukshme, duke nxjerrė nė pah tė vėrteta qė gjithmonė janė tė bashkėngjitura me fytyrėn njerėzore, e cila kėrkon qė ta ruajė mjetin e shpėtimit, Letėrsinė, si diēka qė do t'i vijė koha tė pėrdoret vetėm nė rast mbytjeje, duke e lėnė nė njė qoshe, tė pluhurosur me bojė tė vjetėr.
Duhet tė rritemi nė tė gjitha drejtimet, qė tė dimė tė ecim gjithmonė mirė, qoftė edhe pėrballė njė apokalipsi, fund qė mbase ka shtyrė shumė shkrimtarė tė parapėlqejnė vetėshkatėrrimin e veprės sė tyre sesa diēka tjetėr, qoftė kjo edhe mė e madhe se ta dhe njerėzimi.
Ndonjėherė flakim diēka nga vetja pėr ta kėrkuar mė vonė, sikur nuk e kemi patur ose e kemi humbur. Kjo s'duhet tė ndodhė, por nuk duhet tė ndodhė as dhėnia pas saj, duke u bėrė skllav nė mėnyrat mė tė tėrthorta e tė thjeshta. Gjithēka po bėhet shumė e vogėl (mendėsia, bota, njerėzit, shpirti, etj), si njė rreth qė ngushtohet. Perimetri i tij, aty ku ne rendim, po bėhet qendėr, duke na bėrė tė rrotullohemi rreth vetes. Po e humbim kohėn kot duke bėrė gjėra "tė rėndėsishme" e duke fjetur gjumė, por edhe kur nuk flemė, nuk e bėjmė pėr tė fituar kohė (ēlodhur), por pėr t'u shqetėsuar pėr gjėra tė kota qė na vjedhin kohėn dhe shpirtin. Ne, nė njė mėnyrė apo tjetrėn, do tė mėsohemi me fundin, qoftė edhe nė ēastin e fundit, por kemi mjetin qė fundin ta afrojmė, madje ta kapėrcejmė dhe tė fitojmė pavarėsinė e pėrjetėsinė.
Nevoja pėr gjithēka dhe shkėputja nga ēdo gjė, kėrcimet pupthi qė na lejojnė tė shohim pėr njė ēast prapa mureve, kontakti me tokėn, nuk duhet tė na lodhin, megjithėse duken (janė) tė kota. Pėrtej mureve s'ka asgjė dhe toka ėshtė e shkretė. Ne vazhdojmė kėrcimet pupthi dhe hedhim gjėra pėrtej. Njė ditė shkojmė t'i kėrkojmė, i gjejmė, i marrim me vete dhe bėjmė gjumin mė tė qetė tė jetės sonė, me tė cilėn edhe vetė ne tallemi, si zotėrues (tė mjetit tė pėrjetshėm) qė jemi.
Gjithnjė e mė shumė po pakėsohet numri i lexuesve dhe Kritika bashkė me televizorin, internetin, median etj. po i japin goditjet mė tė mėdha Letėrsisė. Kėtė e shoh edhe nė shterpėsinė e pėrmbajtjes nė prozė, njė letėrsi e vogėlsirave, gjithmonė jo e keqe dhe e domosdoshme, njė letėrsi pa angazhim (jo nė kuptimin revolucionar, por pėr njė Letėrsi qė tė shpėtojė mendimin nga vorbullat e veta ēoroditėse e vdekjeprurėse dhe nga militantizmi intelektual qė e ka pushtuar kohėt e fundit. Sa pėr Kritikėn, nė pėrgjithėsi, edhe sikur ajo tė mos jetė pjesėmarrėse e vetėdijshme e mashtrimeve tė mėdha, ka ardhur koha qė ajo tė zgjedhė: ose tė luajė rolin e njė muri filtrues, tullat e tė cilit tė jenė kritikėt, ose, sikurse nė fakt ka bėrė, tė vazhdojė t'i tejkalojė pėrmasat e veta, duke u bėrė i pakalueshėm apo duke u shembur fare. Madje ky mur ka arritur t'u bashkangjisė shkrimtarėve, sidomos atyre tė vdekur (sikur tė ngjallen njė ditė do tė bėhet kasaphanė), tė gjitha komplekset e veta.
Pra, asaj i duhet ose tė pėrshtatet ose tė hiqet qafe njė herė e mirė. Gjithmonė do tė gjendet kohė pėr tė ndėrtuar njė mur tė ri, madje qė nga themelet. Ose, le tė mbetet lexuesi kritiku i parė dhe i fundit.
Dhelpra dhe rrushtė
…por askush nuk e di se nėse ėshtė e vėrteta ashtu si kemi dėgjuar tė gjithė. Pėrderisa s’i arriti dot dhelpra, qė njihet nga tė gjithė si mė e zgjuara e dinakja, askush nuk i ka arritur dot dhe rrushtė janė kalbur, duke mos vlejtur pėr gjė. Ose dikush ka vėnė re dhelprėn duke u pėrpjekur tė kapte rrushtė e “pabėrė” (kalbur) dhe veten e ka krahasuar me rrushin, duke mos ditur as vetė ku donte tė dilte me kėtė histori. Ose dhelpra e ka kuptuar qė rrushtė ka qenė i bėrė mirė, dhe, qė tė tjerėt tė mos pėrpiqeshin ta vilnin, pėrhapi fjalė se ishte i “pabėrė” (kalbur), kėshtu i mbeteshin asaj pėr t’i ngrėnė, ndėrsa nėpėr gojėt e tė tjerėve do tė pėrtypeshin vetėm talljet pėr tė. Ose vetė rrushi i “pabėrė” (kalbur) tha ashtu si kemi dėgjuar tė gjithė kur e pa veten qė u kap nga dhelpra, dhe ajo hoqi dorė kur pa qė ishte i “pabėrė” (kalbur), duke thėnė tė vėrtetėn me zė tė lartė. Ose dhelpėr ka qenė vetė rrushi (pas njė krize identiteti), i cili kėrkonte tė arrinte plepin dhe tė luante me tė rolin e kungullit me gardhin. Ose dhelprės nuk i ka shkuar kurrė mendja pėr rrush, pėr shkak tė veljes nga vera ose nga oferta e madhe prej frutave tė tjera nė treg ato kohė, dhe ai shpifi pėr veten se ishte i “pabėrė” (kalbur) ende. Ose dhelpra tha vėrtet ashtu kur kuptoi se vendin e saj, tashmė edhe pėr nga zgjuarsia, po e zinte dalngadalė ujku. Ose, kur pa se rrushi ishte i “pabėrė” (kalbur), pėr tė mos e ofenduar rrushin aq sa ai tė vriste veten nga dėshpėrimi qė nuk po “bėhej” (kalbej) dot, u shtir sikur nuk mundej ta arrinte. Ose nuk tha asgjė kur pa qė nuk e arrinte dot dhe vazhdoi rrugėn duke menduar sesi tė shtynte kohėn kur tė bėhej e famshme. Ose roja i rrushit vdiq papritur atė ditė dhe, dhelpra, pėr respekt tė tij dhe punėve qė bėnin bashkė natėn, nuk hėngri menjėherė, pėr t’u kthyer tė nesėrmen, por, kur gjeti atje rojen e ri, shpifi pėr rrushin se ishte i “pabėrė” (kalbur). Ose, rojes sė ri dhelpra kishte arritur t’i vidhte rrushtė pėrgjysmė dhe ai gėnjeu ashtu siē kemi dėgjuar tė gjithė (pėr dhelprėn qė nuk i kishte arritur dot rrushtė, dhe se rrushtė ishte vėrtet i “pabėrė” (kalbur), siē kishte thėnė dhelpra), qė tė mos vinin dhelprat e tjera. Ose dhelpra kishte korruptuar rojen e vjetėr (kalbur) dhe qė tė dy kanė shpikur historinė qė tė gjithė kemi dėgjuar, nė mėnyrė qė roja i ri (pabėrė) tė mos kishte kurrė frikė se dhelpra mund t’i kapte rrushtė. Ose frika qė ruan vreshtat ėshtė bashkėpunėtorja mė e vjetėr e dhelprės dhe tė dyja pėrhapėn ato qė kemi dėgjuar tė gjithė, duke thėnė pėr dhelprėn se kishte ikur me bisht ndėr shalė, qė viktimat e vėrteta tė dhelprės tė afroheshin pė tė ngrėnė rrush, qoftė edhe tė “pabėrė” (kalbur), pa frikėn se dhelpra mund tė ishte fshehur mbrapa rrushit. Ose rrushi iu lut dhelprės tė bėnin dashuri para se ta hante, dhe, kur dhelpra nuk pranoi duke thėnė se nuk ishte tipi i saj dhe se nuk pėrputheshin seksualisht, madje as nuk i hahej fare rrush, ai pėrhapi fjalėt qė tė gjithė kemi dėgjuar, tipike pėr rrush tė “pabėrė” (kalbur). Ose, korbi me djathin nė sqep kishte qėndruar mbi degėn e rrushit, i cili keqkuptoi bisedėn mes tij dhe dhelprės, pasi korbi kėrkoi tė hakmerrej me dhelprėn pėr djathin, tashmė pėrtokė para kėmbėve tė dhelprės, duke i thėnė ta shoqėronte me rrush tė ėmbėl, por dhelpra nuk pranoi dhe ofendoi rrushin me fjalėt qė tė gjithė kemi dėgjuar qė tė mos e ēonte korbin drejt vetėvrasjes nga dėshpėrimi pėr budallallėkun e tij. Ose tufa e dhelprave pėrhapi kėtė thashethemnajė, me tė cilėn tė humbin mendjen rojet gjatė netėve tė gjata, nė mėnyrė qė ato tė hanė rrushin tė qeta. Ose…
Kaos pasxhunglor
- Zoti na ruajtė!
Njė tip nė USA qė thoshte se e kishin mbėrthyer nė qoshe, vrau si mace 32 vetė dhe u bė lajm disaditor i gjithė mediave ndėrkombėtare. Nė fakt, mendja e vet ishte njė sferė. Ky tipi i 33-tė kishte nevojė pėr dishepuj, mbase edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, plus ishe aq i rrjedhur sa tė bėnte atė qė bėri, falė modės sė fundit tė jetėmarrjes nė USA. Iku. Tė gjithė njohim ca historira me luftė e masakra, tė cilat janė bėrė edhe filma tė suksesshėm, por fatkeqėsisht nga ata qė nuk njohin mirė historinė dhe i ngatėrrojnė gjėrat mė keq akoma. Kanė ndodhur aq shumė masakra njerėzore, sa nuk numėrohen, por koha i ka vlerėsuar si pasoja, si pėrfundime logjike tė veprimeve njerėzore. Njeherė e njė kohė, njerėzit vriteshin me shpata, ēomange, thika, grushta, dhe shiheshin nė sy me njėri tjetrin duke vdekur. Ia merrnin jetėn tjetrit dhe e shtrėngonin mė fort tė vetėn. Pse sot nuk po bėjnė bujė ngjarje tė tilla tė palogjikshme? Nuk qėndrojnė mirė as brenda atij qė quhet ligji i xhunglės, tė cilin ka kohė qė e ka zėvendėsuar ligji i njeriut. Vetėm ligj i natyrshėm nuk ėshtė, prandaj instiktivisht po zhdukim xhunglat, nuk na pėlqejnė, se atje nuk e kemi tė gjatė…ehhh: vjen ndonjė guximtar njėherė nė ca qindra vjet…
- Zoti na ruajtė!
Si tė na ruajė? Njė i huaj qė mendonte se fliste mirė gjuhėn time m’u drejtua shumė seriozisht: - Zhoti na rruajtė! Po ti i rruajtur je! - i thashė! Pastaj kapi fjalorin dhe filloi tė kėrkonte te gėrma J. Propaganda e gjithė kėtyre kohėvė moderne e ka bėrė mirė punėn. Punėn e kujt!? Vijnė ca njerėz njė herė nė ca qindra vjet e na thonė gjėra tė ēmuara, ndonjėherė edhe tė ndjekim Zotin, duke pėrmbledhur kėtu pa shumė shpjegime ēdo gjė tė logjikshme si natyrė. Ne i kryqėzojmė, i therim ose i cmendim.
- Perėndia nuk ėshtė mace tė tė ējerrė!
- Boll se na ēave trapin! - iu ktheva njė menopauze llafazane qė kisha prapa krahėve dhe tė gjithė njerėzit e autobuzit mė kryqėzuan me vėshtrime. Ia mbatha nga era e qelbur e atyre truleshtorėve dhe u ula nė njė kafe tė qetė. Fillova tė mendoja sesa tė gjatė do ta kishte jetėn ndonjė nga ata njerėzit qė vijnė njėherė nė disa qindra vjet nė krahasim me kėta trusferikėt e kapur nė kurth nė ndonjė qoshe shkolle, nė kohėra tė ndryshme, nė vende tė ndryshme, nė luftėra e paqe tė ndryshme. Kur nxjerr pėrfundimet e mia tmerrohem. Ēfarė kohe, ēfarė vendi! Njerėzit antixhungėl janė nė kulmin e tyre, po fitojnė. Po kundėr kujt? Vijnė analistė, nga ata qė fusin njė gjė nga prapanica e nxjerrin qindra nga goja. Po tė ishin nė xhungėl do tė futeshin me qindra nga goja e ndonjė mishngrėnėsi e do tė dilnin si njė gjė e vetme nga prapanica e tij. Ca flasin pėr psikologji, ca pėr ligje, ca pėr fe, ca pėr seksin. Uaaaa! Njėri po harxhon miliarda dollarė pėr t’ia mbledhur rinisė, se janė lėshuar pa duar ata! Unė vetė e kam provuar dhe them me bindje se nuk ka gjė mė tė mirė se seksi, madje nuk ka pėr tė pasur ndonjėherė, prandaj na u dhanė veglat. Ėshtė njėsoj si tė futėsh gishtin nė ndonjėrėn prej kokave tė atyre 32 vetėve nė USA pėr t’i ndalur gjakun, se mbase shėrohet. Po shkulen xhunglat e po mbillen truleshtorė, trusferikė. Turma frikacake e autobuzit ishte e gėzuar qė kishte disa rivalė mė pak nė frymėmarrje, meqėnėse po ndotet edhe ambienti shumė. Se pėr pak harrova: Ligji i xhunglės thotė: Qimet qė marrin kot duhen prerė! Xhungla ėshtė shumė larg, nuk mjaftojnė mijėra vjet vrapim pėr ta kapur. Mė mirė tė na kapė xhungla.